Kryetari Latifi ka takuar punonjësit shëndetësor në hapësirat e QKMF-së në

Kryetari i Komunës, Z. Smajl Latifi i shoqëruar nga Nënkryetari z. Fatmir Iska dhe nga drejtorja e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale znj.Saranda Sallteku, sot kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti”, në Rahovec ku është pritur nga u.d.drejtori i QKMF-së, z. Elbunit Kryeziu.

Në këtë takim u diskutua për kapacitetet shëndetësore, shërbimet e ofruara dhe kushtet e punës në këtë institucion, furnizimet me paisje dhe barna esenciale, kontrollen sistematike te nxënësve në shkolla, ofrimin e sherbimeve mobile, investimet që po bëhen në objektin e vjetër të QKMF – së, investimet që do të bëhen ne rrjetin e AMF-ve dhe planet tona për të ardhmen.

Kryetari Latifi ka falenderuar punonjësit shëndetsor për angazhimin dhe bashkëpunimin dhe njëkohësisht ka kërkuar përkushtim edhe me të madh në mënyrë që të rritet cilësia e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.