Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar përkrahje për KH Rahovecin para duelit të titanëve ndaj Besës së Pejës.
KH Rahoveci pret Besën e Pejës të enjtën mbrëma dhe teksa i gjithë qyteti po bëhet gati për një ndeshje spektakolare, karvanit të përkrahjes i është bashkuar edhe kryetari i komunës.
Teksa ai ka ftuar qytetarët që të përkrahin masovikisht KH Rahovecin ai ka cilësuar klubin si shembull të organizimit.
Ndërkohë, ai pret fitore nga djemt e KH Rahovecit në këtë derbi, ani pse dihet fuqia e KH Besës.
Mesazhi i plotë i Latifit:
Klubi i Hendbollit “Rahoveci”, sivjet është shembull për organizimin dhe angazhimin e pashoq.
Përveç përkrahjes institucionale, dua të kontribuoj duke ju ftuar që nesër ta përkrahim klubin, të gjithë, në palestër, në derbin ndaj “Besa Famgasit”, nga ora 19:00.
Jemi të bindur në kapacitetet e klubit dhe presim fitore nga djemtë tanë.
Forca Rahoveci!