Kryetari Idriz Vehapi shtroi koktej rasti për nder të Ditës së Mësuesit (Foto)

Për nder të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, shtroi një koktej në hotelin “Esra Palace”, ku ishin të pranishëm edhe drejtoresha e Drejtorisë komunale të Arsimit, Vjollca Vuçitërna, si dhe numër i madh i mësimdhënësve.

Drejtoresha e SHFMU ” Bekim Sylka “, Beatrisa Demiri, në fjalën hyrëse spikati zanafillën e shkollës shqipe, sakrificat e arsimit kosovar kundrejt okupimit serb, dhe fillimin e shkollës shqipe më 1887 në Korçë , me mësuesin dhe drejtorin e parë, Pandeli Sotirin.

I pari i Rahovecit, kryetari Idriz Vehapi, në fjalën e tij tha se ndjehem shumë mirë, sepse sot jam në mesin e kolegëve të mi të profesionit, 7 Marsi Dita e Mësuesit, është një ditë e shenjtë, jo vetëm për neve , por për gjithë popullin shqiptar, është një datë e shenjtëruar dhe e respektuar.

Duhet t’i respektojmë edhe të gjithë mësuesit tanë të cilit janë sakrifikuar me shekuj e dekada, dhe me mundin e tyre kanë hapur fakultete e universitete. Ju uroj edhe njëherë, ju uroj shëndet të mirë, dhe të kemi rezultate sa më të mira në edukimin e gjeneratave.

Drejtoresha e DKA në Rahovec, Vjollca Vuçitërna, në fjalë e saj të mbajtur për nder të festë së mësuesit tha se me 7 Mars të vitit 1887, në Korçë u hap shkolla e parë shqipe, me mësuesin dhe drejtor të parë, Pandeli Sotirin. Kjo datë ishte një fitore e popullit shqiptar, dhe kjo ditë festohet si Dita e Mësuesit në të gjitha trevat shqiptare.

Në Kosovë, publikisht mësohet në gjuhën shqipe viteve 70-ta të shekullit të kaluar, me formimin e fakulteteve, por pasojnë vitet e okupimit nga regjimi serb, por populli i hapi dyert e shtëpive të tyre, procesi arsimor nuk ndërpritet duke rezistuar regjimit serb , i cili pati për synim ndalimin e mësimit në gjuhën shqipe.

Shumë mësues u dënuan dhe u persekutuan nga regjimi serb, por megjithatë procesi arsimor ka mbijetuar, dhe ne të gjithë sot duhet të përkujtojmë mësuesit tanë të cilit na edukuan dhe mësuan shkronjat e para.

Në solemnitet u nderuan me mirënjohje shumë mësimdhënës të dalluar, mësues pensionista dhe me mirënjohje post mortum. Të pranishmit i kanë argëtuar me pika muzikore zbavitëse, Naser Dula kantautor, dhe këngëtari rahovecas Visar Hajrullaga.
koktej 1

koktej 2

koktej 3

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.