Kryetari i KB Rahovecit: Jemi gati për Superligë, të gjithë në Suharekë në fundjavë

Kryetari i KB Rahovecit, Bekim Hoxha, ka folur për Rahoveci24 në prag të duelit që ekipi i djemve tanë zhvillon ndaj Lipjanit në palestrën e Suharekës.

Në një prononcim për Rahoveci24, ai u bën thirrje të gjithë tifozëve që të jenë të pranishëm në ndeshjen, që ai beson se ekipi do ta fitojë dhe do ta kurorëzojë sezonin historik me 20 fitore dhe asnjë humbje.

Ai foli edhe për situatën në klub, si u ringrit dhe çka do të ndodhë në të ardhmen.

“KB Rahoveci është aktivizuar para dy vitesh me iniciativën e ish basketbollistëve pas një pushimi të gjatë duke mos garuar në basketbollin e Kosovës, për shkak të mungesës së mjeteve financiare dhe palestrës sportive”.

“Në filli mtë stinorit 2015/2016, bordi mori vendim që të angazhohet një trajner, ic ili do të krijojë një skuadër cilësorte, mirëpo duke u fokusuar në punë profesionale. Njëkohësisht duke u përqëndruar edhe me punën në grupmoshat e reja. Pas një objektivi të qartë të bordit, Valentin Spaqi u bë edhe trajner”.

“Angazhimi i Spaqit ka sjellë një qasje shumë profesionale në krijimin e një skuadre shumë të respektuar në basketbolin e Kosovës. Ai ka arritur që me punën e vet profesionale të krijojë një ekip shumë kompakt, me harmoni dhe një disiplinë të jashtëzakonshme gjatë kampionatit. Si rezultat i kësaj, vlen të potencohet se nga 19 xhiro të dy stinoreve, KB Rahoveci nuk ka pasur asnjë humbje”.

“Realisht, Rahoveci edhe në xhiron e fundit që e zhvillon këtë fundjavë me skuadrën e Lipjanit, pritet fitore e skuadrës tonë me qëllim që të kurorëzohet si kampion në kampionatin e rrezullt pa asnjë humbje. Por, për këtë, duam t’i japim fund në mënyrë të mrekullueshme sezonin e rregullt, andaj mirëpresim të gjithë tifozët dhe qytetarët në Suharekë këtë fundjavë”.

“Pas kampionatit të rregullt, pason play offi, në të clin luajnë katër skuadrat e para, ai që e fitoni këtë play off shkon direkt në Superligë. Duke e ditur potencialin që e posedojmë, ne mendojmë që këtë sfidë do ta kalojmë pa ndonjë problem, mirëpo duke mos i nënçmuar aspak rivalët tonë”.

“Objektivi për sintorin 2016/2017 është që të garojmë në elitën e basketbollit të Kosovës. Bordi i KB Rahovecie me një mobilizim të lart do të angazhohet që të gjejë një sponsor gjeneral (me disa prej tyre jemi në negociata), me qëllim që të kemi një qëndrueshmëri financiare. Po ashtu, në planet tona është përforcimi me 2-3 lojtarë duke iu referuar rekomandimeve të trajnerit, pasi që për të garuar në Superligë, kjo do të jetë e domosdoshme për këtë rang të garave”, deklaroi Bekim Hoxha për Rahoveci24.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.