Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka dalë në terren një ditë pas rreshjeve të mëdha të breshërit dhe shiut.
Erërat e fuqishme, rrebeshi i shiut dhe i breshërit që zgjatën për afro gjysmë ore të shtunën në Rahovec, ka alarmuar kryetarin e komunës së Rahovecit, i cili doli vetëm 24 orë pas kësaj ngjarje në terren.
Ai bashkë me drejtorin për Bujqësi, Feim Fetoshi, janë takuar me bujqit dhe kanë inspektuar situatën për së afërmi.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari Vehapi fuqishëm ka kërkuar kompensimin e dëmeve nga Ministria e Bujqësisë, pasi të formohen komisionet përkatëse për vlerësimin e dëmeve që kryetari i konsideron të konsiderueshme për bujqit tanë.
Postimi i plotë i kryetarit Vehapi:
Demet e shkaktuara nga bresheri ne nje pjese te Zones Vreshtare te Komunes se Rahovecit jane te konsiderueshme! Per te vleresuar keto deme eshte formuar komision i perbashket me MBPZHR i cili do te del me nje raport, te cilin do t’a dergojme ne Qeverine e Kosoves, per te pare mundesine e kompenzimit!
Me kete rast, apeloj te Qeveria e Kosoves, qe sa me shpejt te themeloj Fondin per Kompenzimin e Demeve nga Fatkeqesite Natyrore, i cili eshte imperativ i kohes, dhe do te jete e vetmja zgjidhje afatgjate!