Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është vërshuar nga komentet #KryjeniPalestrën në faqen e tij zyrtare.
Haradinaj ka postuar për një prej takimeve dhe punëve ditore të shumta që ai ka.
Por, jo si çdo ditë, në faqen e tij kishte komente miradie.
Qytetarë të Rahovecit dhe tifozët Ultras Vreshtarët kanë komentuar masovikisht në faqen e kryesminitrit në kërkim të palestrës.
Kjo është forma e parë e protestës në mënyrë “online” e cila pritet që të bartet edhe në një protest më të drejtëpërdrejtë para institucioneve komunale dhe të Qeverisë së Kosovës.
Ultras Vreshtarët ditë më parë paralajmëruan protesta “pa marrë përgjegjësi për pasojat”. /Rahoveci24/