Kryeministri Kurti kujton Xhevdet Bajrën: Poeti më i madh i gjallë i Kosovës nuk rron më

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar me mall e me fjalë të mëdha poetin nga Rahoveci, Xhevdet Bajra.

Poeti me famë nërkombëtare ndërroi jetë në moshën 62 vjeçare mbrëmjen e kaluar, për të mbetur gjithmonë i përjetësuar në veprat e pafundme të tij dhe në zemrat e rahovecianëve.

Albin Kurti ka kujtuar poetin e madh rahovecian duke e konsideruar si poetin më të madh të gjallë të Kosovës që nuk rron më.

Xhevdet Bajraj njihet si një nga miqtë e kryeministrit Kurti, me këtë të fundit që shpesh vinte në Rahovec për ta takuar poetin sa herë vinte në vizitë nga Meksika.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.