Kryeministrii Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim për kompensimin e MENJËHERSHËM të dëmeve nga breshëri i fundit që goditi komunën e Rahovecit.
Breshëri i fundit i cili goditi komunën e Rahovecit shkaktoi dëme të mëdha te vreshtarët dhe fermerët e kulturave tjera bujqësore si speci, domate e patate.
Pas vlerësimit të dëmeve, kryeministri Haradinaj ka nënshkruar një vendim i cili autorizon ministrin e Financave për të krijuar një fond të veçantë për dëmet e mundshme në vitin 2019.
Ndërkaq, kompensimi i dëmeve të tanishme do të jetë me efekt të menjëhershëm.
Ky është një prej vendimeve më të mirëpritura të kryeministrit pas breshërit të fundit i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme në bujqësi.
/Rahoveci24/