Në këto momente po mbahet një protestë paqësore pranë gjykatës themelore në Prizren ku po mbahet seanca përfundimtare ndaj kriminelit serb Darko Tasic.
Krimineli serb është njëri prej kriminelëve të luftës së fundit në Kosovë i cili ka vrarë, djeg dhe hudhë banorët krushianë të vrarë në lumin drin i bardhë.
Pjesëmarrës në këtë protestë janë banorë nga fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël.
Seanca është paraparë të mbahet sot në orën 13:30 në gjykatën themelore në Prizren e ku protestuesit kërkojnë dënimin maksimal për vrasjet dhe krimet që krimineli serb i ka bërë gjatë luftës në Kosovë.
Protestuesit kanë vendosur fotografitë e familjarëve të vrarë në rrethojat e gjykatës themelore ne Prizren./RahovecPost/