Krusha e Madhe kërkon të bëhet komunë

Krushën e Madhe po e duan komunë në vete banorët e asaj ane. Sipas tyre, ky vend dikur kishte administratën e vet.

Në këtë vend dekada më parë u lëshuan dokumente siç bëhet tani gjithandej komunave kosovare.

“Krusha e Madhe ka qenë Komunë në kohën e Shqipnisë siç i kanë thanë atëher”, tha për Klan Kosovën Selami Hoti, kandidat i PDK-së për asamble.

Se Krusha e Madhe ishte komunë dhe se në administratën e saj e cila tani nuk është funksionale siguroheshin disa lloj dokumentesh tregojnë edhe të moshuarit.

Ata shpresojnë që Krusha e Madhe të bëhet sërish komunë në vete.

Aktualisht Krusha e Madhe është fshat i Rahovecit dhe të gjitha dokumentet banorët i nxjerrin në këtë vend.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.