Republika e Kroacisë ka vendosur të ndajë medalje të nderit për mbrojtjen e shtetit kroat heroit kombëtar shqiptar, Xhelal Hajda – Toni.
Heroi kombëtar u nderua nga shteti kroat për kontributin në luftën mbrojtëse kundër okupatorëve.
Më 16 tetor mbahet ceremonia solemne e dorëzimit të medaljes te familja Hajda.
Lajmin e ka konfirmuar veprimtari i madh i çështjes kombëtare, Nahit Veseli.
/Rahoveci24/