Krimineli dhe ekstremisti Nenad Rikalo, ministër i bujqësisë (Foto)

Ministria jetike për komunën e Rahovecit do të udhëhiqet nga Nenad Rikalo, anëtar i partisë Lista Srpska me direktiva nga Beogradi, që ka hyrë në koalicion me PDK – AAK – Nisma dhe AKR. 

Por, kush është Nenad Rikalo?

Rikalo është një nga figurat kyçe të Listës Srpska dhe prej njerëzve më të afërt të Vuçiçit.

Si Vuçiçi, edhe Rikalo, ka qenë pjesë e regjimit okupues të Millosheviqit.

Në rrjetet sociale po qarkullon një akuzë ndaj Rikalos nga studentë shqiptarë të vitit 99′, ku besohet se në lagjen Dardania, ai rrahu disa studentë nga Deçani në mënyrë brutale.

Akuzat po ngrihen nga Blend Zymi, i cili ka paralajmëruar denoncim në prokurorinë për krime lufte.

Rikalo ka qenë koordinator i Srpskas për zgjedhjet në veri dhe në mbarë Kosovën. Ai asnjëherë nuk është kursyer nga deklaratat nacionaliste serbe.

Fakti se ministria e bujqësisë do të drejtohet nga një serb ka pasur reagime të ashpra nga kandidati për kryetar i VV-së, Visar Korenica, i cili paralajmëroi ministrin se rahovecianët janë zot në konakun e tyre dhe nuk do të pranohen politikat e Beogradit.

Po ashtu, ka reaguar edhe asambleisti i PDK-së në Rahovec, Kadri Dellova, i cili me letër të hapur Kadri Veselit e ka pyetur se si mund të vijë një serb i tillë në Krushën e Madhe që dha shumë në luftën kundër okupatorëve.

Nga ana tjetër, analisti Bajrush Morina i afërt me LDK-në e quan veprimin e PAN-it për t’ia dhënë ministrinë e bujqësisë listës srpska si tradhëti të Kadri Veselit ndaj Rahovecit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.