Kreytari Latifi merr pjesë në betonimin e pllakës së parkingut të madh nëntokësor

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë në betonimin e pllakës së parkingut nëntokësor të Sheshit Qëndror të Rahovecit.

Teksa nevoja për parkingje është e madhe në Rahovec në kohët e fundit, duket se intensiteti i punëve është shtuar në finalizimin e punimeve të parkingut nëntokësor.

Kështu së paku ka bërë të ditur vet kryetari Latifi i cili ka marrë pjesë personalisht në betonimin e pllakës së parkingut të madh nëntokësor.

“Që nga orët e hershme të mëngjesit po vazhdon betonimi i pllakës për parkingun e madh nëntokësor, i cili është duke u ndërtuar #SHESHIQENDRORRAHOVEC”, ka shkruar Latifi në postimin e tij në Facebook.

Se kur do të përfundojnë punimet për parkingun nëntokësor nuk ka një datë të caktuar. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.