Mbetet një nga emrat më të kërkuar në estradë.
Këngëtari rahovecas, Labinot Rexha shpeshherë është pjesë e mediave kombëtare, si pasojë e të bëmave të jashtëzakonshme dhe arritjes profesionale në karrierë, përcjell Rahoveci24.
Së fundi, ai ka plasuar një tjetër projekt, që ka bërë jehonë në Kosovë dhe jo vetëm.
Me plotë dashuri, ai i ka kënduar vendlindjes, Rahovecit. Kjo këngë është mirëpritur nga bashkëvendasit, që e ngritën në piedestal performancën e Labinot Rexhës. Madje, shumë të tillë, me bindje të theksuar, e etiketuan atë si krenarinë e Rahovecit.
Më poshtë edhe projekti: “Unë jam Rahovecali”. Ajo që ia vlen të ceket është fakti se videoklipi është punuar nga “Ikon Studio”.