Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, ka bërë një postim me një citat nga debati i mbajtur në RTV21 ku ai ka thënë se nuk do të bëjë fushatë me billborde siç po bën Smajl Latifi.
Burim Krasniqi tha se Smajl Latifi ka investuar në billborde të shtrenjta, pasi dëshiron të prezantohet si risi, edhe pse e njohim të gjithë pasi tash e 10 vite është në pushtet.
Ai deklaroi se personalisht nuk do të investojë në billborde, pasi e njohin njerëzit dhe se s’ka fuqi që e ndalë ndryshimin.


