Krasniqi për gropat te shkolla e mesme: Po rregullojmë ndriçimin publik

Një grup i qytetarëve të Rahovecit ka ngritur shqetësimin për hapjen e gropave në skaj të trotuareve përballë shkollës Xhelal Hajda – Toni.

Shqetësimi u ngrit pasi nuk kishte ndonjë sqarim pse po hapen gropat.

Drejtori për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi, ka deklaruar për Rahoveci24 se po punohet intensivisht në rregullimin e ndriçimit.

“Po rregullojmë ndriçimin. I gjithë qyteti duhet të ketë ndriçimin dhe për këtë duhet të intervenohet në disa kabllo. Trotuaret nuk do të dëmtohen”, u shpreh Krasniqi.

Ai më tej shtoi se po punohet në drejtim për parkingje të reja dhe që të përmirësohet cilësia e rrugëve.

“Jemi duke punuar në drejtim të parkingjeve të reja në qytet në të njëjtën kohë pas krijimit të parkingjeve do të bëhet asfaltimi i ri i rrugës kryesore dhe rrugëve të tjera të dëmtaura. Ne vetëm ekmi kontratën e lidhur, por për shkak që të mos bëjmë punë pa plane, po shkojmë paralelisht me investime tjera”, tha Krasniqi.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.