Kryetari i klubit, Indrit Krasniqi, është shprehur optimist në emisionin Asisti se ekipi do të inkuadrohet në Superligë.
Sipas Krasniqit kjo duket të jetë punë e kryer, pasi shumë herë e ka potencuar, edhe pse janë ende ndeshje për t’u zhvilluar.
Sipas tij, pas inkuadrimit në Superligë, synohet stabiliteti dhe pse jo edhe ndonjë trofe.
“Planet konkrete janë që ne të inkuadrohemi në Superligë dhe mos të hyjmë në Superligë, të rrijmë një vit, e të bijmë prej ligës. Ne po punojmë një plan afatgjat dhe pse jo që edhe pas një kohe të sjellim trofe të Superligës në Rahovec”, u shpreh Krasniqi.
Ai përmendi Komunën e Rahovecit dhe Smajl Latifin si një ndër përkrahësit më të mëdhenj, çka flet për interesimin e të parit të komunës për ta rikthyer basketbollin në aktivitet të madh sportiv të komunës.
Grapeland Rahoveci vazhdon me ndeshje të premtën, dueli derbi ndaj KB KEK-ut që do të provojë të na shkaktojë humbjen e parë. /Rahoveci24/


