Krasniqi nuk befasohet nga koalicioni AAK-PDK: Do të jemi aty për ta bërë opozitën dhe nuk do të ndalemi

Kryetari i degës së LDK-së në Rahovec, Burim Krasniqi, ka dalë me një qëndrim zyrtar pas zhvillimeve të fundit politike në komunë, duke theksuar se për ta mbetet me rëndësi funksionimi normal i Asamblesë Komunale, pa krijuar hapësirë për, siç thuhet, “tregtim të asambleistëve” apo presione në çështjet e rëndësishme për qytetarët.

Kryetari i Degës së LDK-së në Rahovec ka deklaruar se vendimet e partive të tjera lidhur me pozicionimin e tyre në qeverisje apo opozitë janë “çështje e brendshme e secilës parti”, ndërsa LDK-ja ka pasur një qëndrim të qartë që nga fillimi i balotazhit.

osa1

“Për LDK-në, dega në Rahovec, është me rëndësi funksionimi normal i Asamblesë Komunale, duke mos krijuar situata për tregtim të asambleistëve apo presion që të kalojnë çështje të rëndësishme.
Vendimet e partive të tjera janë të parëndësishme për LDK-në; është vullnet i secilës parti se si do ta vazhdojë rrugëtimin e saj, në qeverisje apo opozitë”.

“LDK në Rahovec dhe unë si kryetar i degës kemi shprehur qëndrimin se LDK nuk hyn në koalicion në balotazh dhe se Rahovecit i duhet ndryshimi.
Si e tillë, nuk kemi krijuar hapësirë për diskutim për ndonjë marrëveshje eventuale, por edhe pas qëndrimit tonë që nuk jemi për koalicione, nuk ka pasur ftesë nga partia fituese për koalicion”.

“Uroj që kryetari Latifi të ketë përkushtimin që Komuna të jetë në funksion të qytetarëve dhe të ketë zhvillim të qytetit dhe Komunës së Rahovecit.
Ne jemi partia më e madhe opozitare me 7 asambleistë dhe jemi të bindur se në zgjedhjet tjera do të jemi parti fituese, duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme dhe konsistencën që kemi”.

“Suksese partnerëve të koalicionit; ne jemi aty për të bërë opozitën dhe asnjëherë nuk do të ndalemi duke bërë që çdo projekt të jetë në të mirën e qytetarëve”, u shpreh Krasniqi për Rahoveci24.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.