Kryetari i degës së LDK-së dhe shefi i asamblistëve të kësaj partie në Kuvendin Komunal të Rahovecit, Burim Krasniqi, ka pasur një përplasje të ashpër me kryetarin e komunës, Smajl Latifi.
Ishte Smajl Latifi që propozoi Afrim Dinën e AAK-së për Kryesues të Kuvendit, që do të ishte mandati i dytë i tij në këtë pozitë.
Sidoqoftë, ndryshe nga mandati i kaluar kur patericë ju bënë profiterë të ndryshëm brenda asamblesë, kësaj radhe sharra e Smajl Latifit ka hasur në gozhdë.
Burim Krasniqi fillimisht akuzoi Latifin se me propozimin e tij të kandidatit për asamble komunale e konfirmoi edhe një herë se ai po ofendon opozitën duke vënë një kandidat të tij pa pasur marrëveshje me opozitën.
“Tentohet të nënçmohet skajshmërisht asambleja komunale. Nuk e di si mendohet me funksionu një asamble ku në seancën e parë është e ofenduar ku tentohet me zgjedh kryesuesin pa asnjë lloj marrëveshje me një parti politike apo çfarëdo formati që garanton numrin në asamble komunale”, tha ai.
LDK në ka gjithsejt 7 asamblistë gjatë këtij mandati dhe qëndrimin opozitar e ka konfirmuar më parë.
/Rahoveci24/