Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar familjen e Sabahajdin Cenës bashkë me kandidatët për deputetë, Edon Cana, Idriz Vehapi dhe Albana Haxhimustafa – Murseli.
Krasniqi gjatë qëndrimit të tij në Rahovec të parën gjë që bëri ishte vizita te familja e Sabahajdin Cenës, në dyvjetorin e shkuarjes së tij në amshim.
Sipas Krasniqit, Sabahajdin Cena dha gjithçka për shtetin dhe PDK-në.


