Krasniqi: Deri 100€ për hektar vreshti dhe sistemin e ujitjes “pikë-pikë” për tokat bujqësore

Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit, Burim Krasniqi, ka prezantuar programin e tij në DTV ditën e mërkurë.

Edhe pse ende jo zyrtarisht në fushatë, ai tashmë ka publikuar 12 Zotimet e tij të mëdha, teksa ka shtuar se po përgatitet edhe një program tjetër i zgjeruar.

osa1

Për bujqësinë, ai zbuloi se është një nga pikat kryesore të programit të tij prej 12 pikave, ku zotohet për subvencione deri 100 euro për hektar vreshti dhe invstime deri 2 milionë euro për t’i ndihmuar bujqit.

Ai gjithashtu premtoi sistemin e ujitjes pikë pikë, që është një premtim i kahmotshëm i kryetarëve, një projekt ky i nisur në kohën e Idriz Vehapit por që ka thënë se do të përfundojë dhe bujqit do ta kalojnë punën në nivel tjetër.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.