Tash e dimë të gjithë se është koha e krasitjeve të hardhisë së rrushit, kulturës që është shumë prezente në komunën e Rahovecit.
Krasitja është një proces i rëndësishëm në rritjen e hardhisë së rrushit dhe si e tillë është mjaft komplekse.
Për Rahoveci24, eksperti Liridon Mustafa spjegon dy metoda me të cilat bëhet krasitja e hardhisë së rrushit.
“Krasitja preferohet të bëhet në disa mënyra. Sistemi Gijo Dyanësor, në hark 6-8 sytha dhe në qep 1-2 sytha”, tregon ai.
Më tutje ai spjegon se gjithçka duhet të bëhet me mjaft kujdes, pasion dhe elegancë, në mënyrë që të mos dëmtohet hardhia e rrushit.
Shikoni fotot: