KQZ rezultatet preliminare: AAK – 47.23%, VV – 24.78%, do të kemi balotazh

Ka përfunduar numërimi i votave dhe është nxjerrë rezultati preliminar nga KQZ i publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së.

Sipas rezultateve preliminare Smajl Latifi ka fituar me 47.23%, por kjo nuk ka mjaftuar që ai të triumfojë në raundin e parë, ashtu siç mendoi dhe planifikoi edhe pse mori 9925 vota.

Visar Korenica doli i dyti me 24.78% apo 5206 vota dhe Vetëvendosje në Rahovec do të ketë një nga 12 komunat që shkon në balotazh.

Burim Krasniqi nga LDK ka në total 3326 vota apo 15.83%.

Bejtullah Deliu ka marrë 2386 vota apo 11.36%, kurse kandidati i pavarur Xhafer Bytyqi ka marrë 169 vota apo 0.80%.

Rezultati përfundimtar i numërimit do të shfaqet në momentin e numërimit të votave me kusht dhe të diasporës, që është numër tejet i vogël i votave sipas Rahoveci24 dhe nuk pritet që të ndryshojë realisht asgjë në rezultat.

Vetëm pritet caktimi i datës për balotazh nga KQZ dhe pritet garë jashtëzakonisht interesante. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.