Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, do të zhvillojë ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Norvegjisë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Kjo është konfirmuar pas një takimi të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu dhe kryetarit të KB Trepçës, Vullnet Sefaja.
Lidhja e personazheve nuk do për koment, ajo dihet, teksa kjo është ndeshja e dytë që do të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Ky është një tjetër injorim masiv që i bëhet “Mekës së Basketbollit të Kosovës”, palestrës “Mizahir Isma” në Rahovec, ku përfaqësuesja e Kosvoës në basketboll nuk zhvilloi kurrë asnjë ndeshje.
Ndodhi kjo edhe pse “Meka e basketbollit të Kosovës” është një prej palestrave më moderne dhe impozante në Ballkan.
Kujtojmë po ashtu se KB Rahoveci organizoi 2 herë rresht eventin e Final 8 për “ta shpëtuar” me faqe të bardhë FBK-në, e cila atëkohë nuk kishte klub organizator të kësaj ngjarje dhe Rahoveci pranoi përgjegjësinë dy herë rresht, ku pas ringjalljes së basketbollit kosovar, kontribuoi edhe në “shpëtimin” e ngjarjes së Kupës së Kosovës.
Shpresojmë që KB Rahoveci të mësojë shumë nga një sjellje e tillë injrouese nga FBK dhe fuqishëm të jetë kundër kësaj organizate anti-basketbollistike, me çka do t’i kthehej kah e mbara zhvillimit të këtij sporti në komunën tonë.
/Rahoveci24/
