Kosova bën mrekullinë, nxjerr barazim nga Gjermania – shkëlqen Toni nga Rahoveci

Kosova U21 ka nxjerrë barazim të artë ndaj gjigantit të futbollit, Gjermania U21 me rezultat 0-0.

Për Gjermaninë u paraqitën shumica lojtarë të Bundesligas, kurse Kosova luajti me disa lojtarë të Superligës përfshirë Meriton Korenicën – Tonin.

Toni nga Rahoveci luajti 30 minuta dhe shfaqi paraqitje të shkëlqyer duke lansuar dy krosime vrastare që nuk u konvertuan në gol, teksa në fund arriti dy herë ta marrë topin në mbrojtje dhe të nisë një kundërsulm duke kaluar tri lojtarë të Gjermanisë.

Ky barazim I jep të drejtën Kosovës të ëndërrojë për kualifikim në evropianin e U21. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.