Korenica zbulon planin për infrastrukturën, thotë se ka përkrahjen e qeverisë

Visar Korenica edhe gjatë të dielës ka vazhduar me zbulimin e shtyllave të programit të tij.

Me një postim në rrjetin social Facebook është kandidati i VV-së ai që ka zbuluar se ka mbështetjen e plotë të Liburn Aliut për disa prej projekteve kryesore në qytet.

Rahoveci24 mëson se gjatë ditës Liburn Aliu do të qëndrojë në komunën e Rahovecit për të parë nga afër komunën tonë dhe për të shprehur mbështetjen ndaj Visar Korënicës për realizimin e projekteve të mëdha që do të shndërrojnë Rahovecin në qytet modern deri në vitin 2025.  

postimi i plotë i Korenicës:

Planifikimi Hapësinor dhe Infrastruktura

Familjet rahoveciane po detyrohet të zhvendosen në Prizren dhe Prishtinë. Pse mos ta shijojmë bashkë infrastrukturën në një Rahovec që do të duket modern e në zhvillim deri në vitin 2025?

Do ta shijojmë kohën bashkë me të afërmit tanë.

Do të kënaqemi në hapësirat e gjelbëruara të parkut në mëngjes, e do të pimë një kafe ‘qysh i ka hije’ gjatë ditës n’Çarshinë e Vjetër të qytetit.
Mbrëmjen do ta kalojmë me një shfaqje teatrale apo koncert në sallën magjike koncertale e cila do të jetë ikonë jo veç e Rahovecit, po gjithë Kosovës.

Programi i plotë: VjeshtaRahoveciane.com

#VVisari144

#VjeshtaRahoveciane

#BashkeQeverisim

artikull i sponsorizuar

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.