Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit, Visar Korenica, ka vizituar ndërmarrjen e madhe, Pista Ekoplast dhe një seri të bizneseve të vogla e ndërmarrës të rinj në qytet.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se u njoftua në procein e punës te Pista Ekoplast.
Po ashtu, në një tjetër postim, ai konfirmoi se programi është përqafuar nga qytetarët dhe pranoi se ka shkëmbyer ide interesante me bashkqytetarët.
Visari, si i vetmi kandidat nga qyteti është pritur shumë mirë nga të gjithë qyetarët.