Korenica: U keqkuptova për mbyllje totale, gjysmën e pagës si deputet do ta jap për të prekurit me Covid

Deputeti i VV-së, Visar Korenica, thotë se është keqkuptuar sa i përket idesë së tij për mbyllje totale dyjavore.

Ai thotë se panedmia është nënvlerësuar dhe se për këtë ‘kemi faj edhe ne politikanët’. Korenica thotë se gjysmën e pagës së tij si deputet, do ta jap për të prekurit nga koronavirusi.

GJYSMA E PAGËS PËR TË PREKURIT NGA COVID-19

Pandemia është nënvlerësuar. Dhe, për këtë, faj më të madh kemi ne politikanët që përkundër faktit se dëgjuam për rritje të rasteve në Evropë, u mblodhëm dhe bëmë fushatë. Përgjegjësia na takon neve për këtë dhe unë në emrin tim i kërkoj falje të gjithë qytetarëve!

Me postimin tim të djeshëm jam keqkuptuar shumë – jam përkrah qytetarëve në kërkesat e tyre, kurse vendim NUK KA për MBYLLJE TOTALE për shkak të pandemisë. Dua të theksoj se as qeveria nuk e ka paraparë mbylljen totale, andaj respektoni masat: mbani maskat, mbani distancën dhe shmangni grumbullimet e panevojshme!

Unë do të ndaj gjysmën e paages time si deputet për të prekurit nga Covid-19. Edhe postimi im i djeshëm ishte thirrje për kujdes dhe mbyllje të grumbullimeve të panevojshme sepse bashkëndjej me ta kohën e vështirë që po e kalojnë dhe humbjen e jetëve të familjarëve.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.