Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit, Visar Korenica, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ministri i bujqësisë, Nenad Rikalo, ishte pjesë e beretës së kuqe të Arkanit dhe një para-militar serb.
Ai në një postim në Facebook ka kërkuar menjëherë të merren masa që ky person të mos vazhdojë punën si ministër i bujqësisë, sektorit që e konsideron si zemrën e Rahovecit.
Ai potencoi se të shtunën është AgroFesta e specit në Krushë të Madhe dhe si do të shkojë ky ministër në një vend heroik si Krusha që ka dhënë shumë dëshmorë e martirë për lirinë e Kosovës të cilët u sakrifikuan pëballë forcave para-militare siç ishte Rikalo.
Reagimi i plotë i Korenicës: