Superylli i Ballkanit, Meriton Korenica, ishte mysafir në Kanal 10 çka shënoi paraqitjen e tij të parë televizive që prej dygolëshit historik.
Korenica shënoi dy gola, një në ndeshjen e parë ndaj Shkupit dhe në playoffin kthyes me një gol nga afërsia.
Në Kanal 10 ai tha se do të japin maksimumin.
“Do të japim maksimumin. Të shohim se ku do të shkojmë. Kemi një ekip të fortë, jemi të bashkuar. Të shohim ku do të shkojmë dhe sa pikë do të marrim. Besoj se do të marrim pikë. Të shohim, ne do të japim ma të mirën”, theksoi Korenica për Kanal 10.
Ai shtoi se goli në ndeshjen e dytë mbetet më i rëndësishmi në karrierë, por tha se dëshiron të eklipsohen golat në playoff me gola në grupe.