Korenica: PDK dhe LDK kanë koalicion, t’i japim fund atyre që na mashtruan 17 vjet

Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit, Visar Korenica, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka sulmuar ashpër PDK-në dhe LDK-në për një koalicion jo-formal mes tyre në shumë komuna edhe në Rahovec.

Sipas Korenicës, në debatin e fundit në Klan Kosova u vërejt se si kandidati i PDK-së, Idriz Vehapi dhe ai i LDK-së, Ibrahim Kryeziu, kanë bashkëpunuar vazhdimisht që sipas Korenicës është indikacion se ka një koalicion jo-formal parazgjedhor mes tyre të cilin qytetarët duhet ta dënojnë.

Visari vazhdon të potencojë se i njëjti fenomen po ndodh në shumë komuna, ku në Prishtinë PDK dhe LDK janë bërë bashkë në Kuvend duke mos lejuar aprovimin e disa ligjeve të rëndësishme edhe pse vazhdojnë të mohojnë një marëveshje mes tyre.

Ishte Lumir Abdixhiku ai që mohoi marrëveshjet me PDK-në në prag të zgjedhjeve.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.