Korenica: Në ATK, pa petkun partiak s’ke vend – Sharku u shkarkua për mos nënshtrim politik

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, ka reaguar pas emërimit të ish-kandidatit për deputet të VV-së si drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Ai për GazetaBlic thekson se vetëm Nahit Sharku është emëruar pa petkun partiak dhe u shkarkua për mos nënshtrim politik.

osa1

“Rasti i vetëm që është emëru në krye të ATK-së pa petkun e ndonjë partie politike është Nahit Sharku.Në momentin e parë që nuk iu përshtat kërkesave të partisë në pushtet është shkarku. Pra, për profesionalizmin e tij, sepse këtë nuk mund t’ja kontestojë askush, por për mos nënshtrim politik”, thotë Korenica.

Korenica shpreson që emërimi i ri të jetë përjashtim nga ndikimet politike dhe të sjellë luftë ndaj bandave kriminale ekonomike në këtë institucion, duke ruajtur profesionalizmin dhe moralin në shërbim të shtetit.

“Në raste tjera të gjithë të emëruarit pa përjashtim janë emëru nën siglën e partisë në pushtet. Uroj që ky rast të jetë përjashtim i dëgjueshmërisë destruktive të politikave fiskale, shkatërrim i bandave kriminale ekononike të instaluara me vite në këtë institucion, duke mbajtur përherë anën profesionale e morale në dobi të shtetit”, tha Korenica për GazetaBlic.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.