Deputeti i VV-së, Visar Korenica, ka bërë thirrje që të mbështetet iniciativa për Sheshin Qëndror të Qytetit, por ai ka kërkuar që së pari të gjendet një zgjidhje për stadiumin, një lokacion i përshtatshëm për gjithë komunën.
Sjellim më poshtë postimin e plotë të Korenicës në Facebook:
Sheshi Qëndror i Qytetit është një kërkesë e kahmotshme e banorëve të Komunës tonë.
Edhe në programin tonë qeverisës që nuk gjeti mbështetje të mjaftueshme tek votuesit në zgjedhje të fundit lokale, e kemi vlerësu si projekt kapital dhe të nevojshëm për zhvillimin e Komunës.
Uroj që plani ideor që i ka kushtuar buxhetit të Komunës hiq më pak se 12 mijë euro dhe i vlerësuar me pikët maksimale nga juria ndërkombëtare profesionale, të gjejë zbatim duke vënë në fokus dhe duke nxjerrë në veprim përdorimin maksimal të hapsirës së këtij sheshi në dobi të përgjithshme për shoqërinë tonë duke përfshirë hapësirat e nevojshme për veprimtarinë ekonomike, me theks atë zejtare, e, në veçanti duke e bërë vend atraksion për turistët e shumtë që do kenë mundësi ta vizitojnë vendin tonë.
Uroj që projekti të kapitalizohet në afat sa më të shkurtër kohor, pra jo më të gjatë se 3 vite dhe paraprakisht duke siguruar vend të përshtatshëm dhe të miratuar nga grupe të interesit sportdashës stadiumin e futbollit pa humbur kohë.
Si deputet do të interesohem që me rishikim të buxhetit të gjejmë formë për mbështetje financiare edhe nga ana e nivelit qëndror në mënyrë që ky projekt të jetësohet sa më shpejt.