Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka deklaruar se dega e VV-së në Rahovec është në vazhdim të diskutimit për atë se kush do të duhet të jetë njeriu që do të kandidojë kundër Smajl Latifit për të parin e komunës së Rahovecit.
Vetëvendosja ka pasur rritje eksponenciale që nga zgjedhjet lokale të vitit 2017 kur garoi vet Visar Korenica.
Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit ku Vetëvendosja fitoi shumicën në parlament e ku në Kuvend arriti të bëhet deputet edhe vet Visar Korenica, ështe e paqartë nëse ky i fundit do të garojë sërish për kryetar të komunës së Rahovecit.
Vet Visar Korenica për Gazetën Blic ka deklaruar se ende nuk dihet kandidati i VV-së për zgjedhjet e Vjeshtës të vitit 2021, por se ka thënë se gjithçka do të dihet brenda muajit Qershor.
“Ende s’ka asgjë definitive për emër. Në qendër po zhvillohen konsulta lidhur me këtë çështje. Ajo që është e rëndësishme, brenda Qershorit do të dihet gjithçka”, u shpreh Korenica.
Vet deklarata e Visar Korenicës flet shumë, pasi duket se ka edhe emra të tjerë që preferohen për të garuar për kryetar dhe nuk është vetëm ai një prej pretendentëve.
Rahoveci24 do të sjell informacionet ekskluzive nga secila parti para zgjedhjeve lokale të vjeshtës. /Rahoveci24/