Konjufca bën homazhe në Pastasellë të Rahovecit, bën thirrje për drejtësi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Pastasellë të Rahovecit, me rastin e 22 vjetorit, njofton Klan Kosova.

Konjufca bëri thirrje për drejtësi dhe tha se nuk do të lodhen duke përmendur emrat e martirëve.

640x74

“Në këtë masakrës shteti i Serbisë nuk i kanë kursyer as fëmijët, kjo tregon se sa i përbindshëm ka qenë pushteti serb i Millosheviqit, por kjo tregon poashtu që edhe Serbia e sotme e udhëhequr prej Vuçiqit nuk është shkëputur prej asaj politike. Askush nuk është dënuar prej krimineleve të Serbisë të cilët kane marrë drejtpërdrejt pjesë dhe e kanë shkaktuar këtë masakër”.

“Bëjmë thirrje që drejtësia të ndodhë. Kurrë s’do të lodhemi edhe duke i përmendur emrat e martirëve tonë. Lavdi të rënëve, martirëve e dëshmorëve të kombit”, tha dai.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.