Mbrëmë në orët e vona, Rahoveci24 duke u thirrur në burimet e veta kishte raportuar ekskluzivisht për dorëheqjen e bordit të KB Rahovecit.
Ekskluzive: Jep dorëheqje bordi i KB Rahovecit
Ndërkaq sot, kjo u konfirmua edhe nga faqja zyrtare e klubit përmes një komunikate, ku mes tjerash thuhet se bordi ka marrë vendim që gjatë ditëve të ardhshme do të organizoj kuvendin e radhës, ku do të diskutoj për zgjedhjen e organeve drejtuese.
Gjithsesi, atë që duhet cekur me patjetër është fakti se rol të madh në këtë dorëheqje ka pasur kuvendi komunal i Rahovecit, i cili nuk ka ndarë shumën e premtuar për klubin për sezonin që lamë pas.