Komuniteti shqiptar në SHBA po bën gjithçka për Muhamedin

Diaspora gjithmonë është gjendur në ditë të vështira për vendin tonë, e tash edhe kur të rinjt si Muhamedi janë duke u ballafaquar me sëmundje, diaspora është aty për të ndihmuar vendin e tyre.

Pa dashur të bëjmë ndasi, pasi e gjithë diaspora po bën donacione për Muhamedin, ky artikull i kushtohet në veçanti si formë falënderimi gjithë diasporës dhe sidomos Komunitetit shqiptar në SHBA dhe rahovecianëve atje.

Komuniteti shqiptar në Amerikë po bën të pamundurën për të mbledhur sa më shpejt 60 mijë euro që do të kontribojnë në shërimin e Muhamed Hajrullagës nga tumori në tru.

Kastriot Morina nga New Yorku ishte ai që fillimisht hapi kërkesën për donacion në GoFundMe.

Prej aty vërshuan donacionet me aq sa kanë mundësi nga bashkëatdhetarët në SHBA dhe nga gjithë bota si Zvicra, Gjermania dhe Austria.

Ndërkaq, vlen të përmendet se një nga donacionet është edhe nga ish-boksieri me famë botërore, Elvir Muriqi, i cili kontribuoi me 200 dollarë çka flet për vullnetin e komunitetit shqiptar në SHBA për të informuar të gjithë për të ndihmuar Muhamedin i cili vuan nga sëmundja e rëndë.

Ndërkohë, top donacioni mbetet nga Familja Kadiri me 4500 dollarë, ndonëse pak ka informacione se kush qëndron prapa kësaj familje dhe këtij donacioni. Muhamed Hajrullaga ka nevojë për 60 mijë euro për të trajtuar sëmundjen e tumorit në tru – KONTRIBO TANI:

IBAN of Beneficiary : XK051931000922021147

Swift Code : NCBAXKPR

Name of beneficiary: MUHAMED SELAMI HAJRULLAGA

Go Fund Me: https://www.gofundme.com/f/te-ndihmone-muhamedin?utm_campaign=p_cp%20share-sheet&utm_medium=copy_link_all&utm_source=customer&fbclid=IwAR0jKC6TGCFs_y7IBIAss71s2k6Wios7sD-MnMBybWLwmsOlxwEvd1vdI5o

 

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.