Komunikatë nga KB Rahoveci rreth situatës së re dramatike me KB Yllin dhe Suharekën

KB Rahoveci ka lansuar një komunikatë ku ka sqaruar zhvillimet e dy ditëve të fundit, pas kërcënimeve të tifozëve të Yllit se nëse nuk zhvillohet ndeshja e të dielës në Suharekë, atëherë ata s’do lejojnë Rahovecin të zhvillojë më ndeshje.

KB Rahoveci kështu ka vendosur që të mos u bindet kërcënimeve të askujt dhe ndeshja të dielën të luhet në Gjakovë, ndërsa asnjë ndeshje tjetër si vendas të mos luhet më në Suharekë.

Po ashtu, klubi ka kërkuar përmbajtjen në deklarata të (ish) trajnerit vagabond të Yllit, Agron Berisha, i cili ka fyer rëndë Rahovecin, qytetin dhe klubin, duke kërkuar që ai të tërhiqet nga këto pohime të tij. Po ashtu, klubi në komunikatë precizon se nëse nuk përfundohet palestra sezonin tjetër klubi rrezikon të shuhet.

Komunikata e plotë:

Bordi i Klubit të Basketbollit Rahoveci, ka analizuar tërë situatën e krijuar dy ditë e fundit lidhur me përdorimin e Palestrës Sportive në Therandë dhe reagimet që kanë ardhur në këtë drejtim.Ne i kuptojmë shqetësimet dhe reagimet që mund të vijnë nga të dyja kampet, por si klub dhe bord çdo herë kujdesemi për mbarëvajtje të ndeshjes si dhe ikjes së mundësisë së incidenteve.Bordi i KB Rahoveci dëshiron të informoi opinionin që kjo komunikatë është reagim i vetëm zyrtar i klubit lidhur me situatën e fundit, prandaj i vlerëson si të ngutshme dhe të pakuptimta deklaratat publike të ish trajnerit të KB Golden Eagel Ylli Agron Berisha, të cilat i vlerëson si fyerje ndaj klubit dhe qytetit. KB Rahoveci ka pasur dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me KB Golden Eagel Ylli prandaj kërkon përmbajtje nga çdo deklaratë publike të zyrtarëve të klubit. Bordi njëkohësisht i bënë thirrje të dy tifozerive nga dyja kampet për përmbajtje dhe shmangie të ofendimeve.

Bordi i bënë me dije KB Golden Eagel Ylli dhe tërë opinionit se KB Rahoveci i vlerëson “Vreshtarët” dhe gjithë fansat tjerë të Rahovecit si pjesën kyçe të skuadrës dhe për asnjë moment nuk pretendon që të ndërhyjë apo ndikojë në vendimet e tyre. Vreshtarët kanë treguar kulturë të jashtëzakonshme dhe përkrahje të mrekullueshme në çdo ndeshje të KB Rahoveci qoftë si vendas apo si mysafirë dhe kjo garantojmë se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Duke pasur parasysh shumë detaje teknike të organizimit të ndeshjeve që KB Rahoveci bënë në Therande, duke u nisur nga mos pagesa për hyrje, angazhimi i sigurimit shtesë dhe detaje tjera teknik e pamundësojnë zhvillimin e ndeshjes ndaj Yllit si vendas në Therande. Si rrjedhojë bordi ka vendosur që ndeshja ndaj Yllit të zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, sepse në këtë mënyrë mund të garantohet rrjedha normale e ndeshjes dhe pa incidente.

Gjithashtu si pasoj e situatës së fundit të krijuar njoftojmë gjithë opinionin në Rahovec se ndeshja e mbetur ndaj Sigal Prishtinës nga edicioni vjeshtore do të zhvillohet nesër ( e premte) në Pallatin e Rinis në Prishtinë nga ora 19:00. Bordi i Klubit të Basketbollit Rahoveci është dhe do të jetë përherë mirënjohës ndaj Kb Golden Eagel Ylli, Komunës dhe qytetarëve të Therandës që hapen derën për klubin tonë në momentet më të vështira të klubit për të zhvilluar ndeshjet në mungesë të Palestrës.
Bordi vlerëson se situata e fundit e krijuar dhe telashet që po ballafaqohet KB Rahoveci me mungesë të palestrës shtonë nevojën e rritjes së presionit ndaj autoriteteve kompetente për përfundimin e palestrës në Rahovec. Bordi po ashtu ka konkluduar se mos përfundimi i palestrës për edicionin e ardhshëm vë në rrezik serioz vazhdimin e ekzistimit të klubit.

Bordi i KB Rahoveci

Rahovec, 02.02.2017

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.