Komunikata e Shoqatës së vreshtarëve

Komunikata e Shoqatës.

Më datë 07.08.2017 është mbajtur takimi i Kuvendit të Shoqatës së Vreshtarëve, ku prezent nët akim ishin 25 nga 29 anëtarë të kuvendit.

Në këtë takimi është diskutuar për çështje të ndryshme në tre pika të rendit të ditës, si dhe janë marrë këto vendime:

1. Kuvendi i shoqatës ka aprovuar unanimisht vendimin e kryesisë për ët shkarkuar personin e autorizuar z. Sharku.

2. Ësht emëruar grupi i punës i cili ka për detyrë që të kontaktojë me institucione dhe bodrume për zgjidhjen e problemit të pranimit të rrushit.
3. Po ashtu grupi i punës do t’i kryej të gjitha funksionet e kryesisë deri në zgjedhjen e organeve të reja të cilat do të dalin nga Kuvendi i Shoqartës, ashtu si e përcakton neni 6 i statutit të shoqatës dhe se nuk do të lejojë ndërhryjet e individëve dhe grupeve të cilët nuk janë anëtarë të Kuvendit të jenë pjesë e organizatës.

Njoftojmë opinionin publik se individ të caktuar kanë ndërhyrë në hapësirat e shtëpisë së Verës të instrumentalizuar nga individë dhe dëshira personale që të futen jashtëligjshëm si pjesë të ndonjë organizimi në shoqartë duke mos qenë pjesë në Kuvend të Shoqatës.

Të gjitha vendimet, procesverbalet dhe dokumentacioni do t’i dërgohet MAPL-së për procedim të mëtejmë.

Kuvendi i Shoqatës së Vreshtarëve

Rahovec

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.