Komunikata e BIK-ut në Rahovec për Bedri Bytyçin: Ai nuk ishte imam i BIK-ut, deklaratat e tij të papranueshme

Rahoveci24 ka siguruar komunikatën e Bashkësisë Islame të Rahovecit (BIK) për rastin e fundit të imamit Bedri Bytyçi nga Fortesa.

Pas thirrjeve të tij që të mos shkohet në varrim të babait të kryeministrit, Hilmi Haradinaj, ishin banorët e fshatit që e shkarkuan atë.

BIK-u ka dërguar një komunikatë ku konfirmohet se imami Bytyçi nuk është i kontraktuar nga BIK-u për të kryer këtë funksion dhe po ashtu, cilësohen pretendimet e tij si të pa pranueshme.

Komunikata e plotë e BIK-ut.

Pas deklaratave te Bedri Bytyqit nga statusi i tij personal ne facebook ne lidhje me apelin e tij per mospjesemarrje te hoxhallareve ne varrimin e te ndjerit Hilmi Haradinaj, babait te dy deshmorve dhe ish komandateve te UCK-se , KBI- ja ne Rahovec jep kete komunikate per opinion :
1. Deklaratat e Bedri Bytyqit ne lidhje me varrimin e babait te vellezerve Haradinaj eshte ne kundershtim te plote me parimet e fese islame, andaj si te tilla jane te papranueshme.
2. Bedri Bytyqi edhe pse ne media eshte paraqitur si imam i xhamise ne fshatin Fortese, ne fakt ai nuk eshte imam i kontraktuar nga BI e Kosoves, por personi ne fjale ka bere marreveshje me disa xhematli qe te sherbeje ne kete fshat si imam si dhe ka qene kandidat i cili ka marre pjese ne konkursin e shpallur per imam ne xhamine e fshatit Fortese, dhe ka qene ne procedure te verifikimit te tij, e qe pas kesaj deklarate te papergjegjshme te tij, ceshtja e punesimit te tij ne KBI Rahovec eshte e mbyllur dhe ai nuk mund te jete imam i ndonje xhamie te Keshillit tone.
3. Me rastin pikellues dhe te dhimbshem qe ka kapluar familjen Haradinaj per humbjen e kryefamiljarit te saj, tashme te ndjerin Hilmi Haradinaj, KBI ne Rahovec i shpreh ngushellime te thella gjithe familjes dhe farefisit Haradinaj, duke bashkendjere dhimbjen me ta per humbjen e nje prindi qe dha shembullin e trimerise dhe lavderise kombetare shqiptare.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.