Komuna jep tender për ekskursion për kompaninë që është 3000 euro më e shtrenjtë

Komuna e Rahovecit ka shkelur procedurat tenderiale, përkatësisht kriterin kryesor për tenderin për zgjedhjen e agjencisë turistike e cila do të çojë nxënësit e shkollave të mesme në ekskursion në Shqipëri.

Në bazë të dokumenteve që ka siguruar RahovecPress, kompanitë pjesëmarrëse në tender janë ankuar pasi që komuna ka shpërblyer kompaninë “Mendi”, e cila ka qenë më e shtrenjtë se ofertuesit tjerë, edhe pse kriteri ka qenë çmimi më i lirë.

Siç mëson RahovecPress, kompania “Mendi” ka qenë për 3000 euro më e shtrenjtë në tender, ose 10 euro më e shtrenjtë për secilin nga 300 nxënësit që do të shkojnë në këtë ekskursion.

Lidhur me këtë, ka pasur ankesa nga kompania “Shehu” që ka qenë pjesëmarrëse në tender, kurse, Ilir Haxhijaha, Kryetar i Këshillit të Prindërve të Shkollës “Selajdin Mullabazi – Mici” ka refuzuar ta nënshkruajë tenderin, pasi që ka vlerësuar se tenderi nuk i është dhënë kompanisë më të lirë. /RahovecPress

image

image

image

image

image

image

image

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.