Komuna hap ekspozitën për “Çmimin e Komunitetit” për Sheshin, injorohet projekti i rahovecianëve, Gashi dhe Sharku

Drejtoria për Urbanizëm hapi ekspozitën me 10 planet më të mira sipas tyre për Sheshin, ku nga votat e vizitorëve do ndajet një “Çmim i Komunitetit”.

Edhe pse sheshi po ndërtohet për vet njerëzit, duket se preferenca e qytetarëve do mbetet vetëm si çmim nderi asgjë më tepër.

Ndërkaq ajo që vërehet është projekti i Qëndrim Gashit dhe Adrian Sharkut, i cili kishte idenë unike të liqenit artificial.

Edhe pse nuk u përfshi në top 10shen e drejtorisë së Urbanizmit, projekti i Gashit dhe Sharkut bëri bujë duke nxitue shumë reagime si projekti më i pëlqyer nga qytetarët e Rahovecit.

Vet Gashi ka reaguar në rrjetet sociale duke shkruar: “Keto jan 9 projektet me te mira sipas Juris. Vlersojeni vet nivelin e projekteve qe jan perzgjedh dhe do mundohem me e gjet nje arsye te vetme pse ne nuk jemi ne kete group”.

Kujtojmë se fitues i zgjedh projekti nga agjencia vietnameze V Trong Nghia, projek fitues i cili nuk u mirëprit nga qytetarët e Rahovecit për të cilët po bëhet sheshi.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.