Komuna e Rahovecit tregon ku do të investohen paratë e grantit të performancës

Komuna e Rahovecit me anë të një publikimi zyrtar në faqen zyrtare ka bërë të ditur ku do të investohen të hollat.

Më poshtë gjeni publikimin, ndërkaq bëhet fjalë për një sërë projektesh në qytet dhe fshatra.

640x74

Komunikimi i plotë:

Me grantin e performancës do të financohen këto projekte:

1. Ndërtimi i rrugëve në qytet: Rr. “Ibrahim Rugova”, Rr. “Xhelal Hajda”, Rr. “Rifat Dina”, në vlerë prej 424,372.39€.

2. Ndërtimi i kolektorit dhe i shtratit të lumit Hoçë e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac deri në Krushë të Madhe, në vlerë prej 592,373.40€

3. Fushat sportive dhe parqet, në: Nagac, Xërxë, Rahovec, Pataqan i Poshtëm, në vlerë prej 190,000.00€.

4. Rregullimi i shtratit të lumit në fshatin Sapniq, në vlerë prej 200,000.00€.

5. Ndërtimi i kanalit të kullimit të tokave bujqësore Fortesë – Celinë (faza II), në vlerë prej 208,000.00€.

6. Ndërtimi i shtandeve (tezga) mobile për mbajtjen e panaireve, në vlerë prej 30,000.00€.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.