Komuna eRahovecit është renditur Komuna më transparente në Republikën e Kosovës, për periudhëm janar – qershor 2022 – nga “Aleanca Qytetare për Transparencë”, e përbërë nga Instituti Dekokratik i Kosovës (KDI), “ULOF PALME INTERNATIONAL CENTER – KOSOVO PROGRAM si dhe 9 organizatat e tjera partnere.
Bazuar në vlerësimin e bërë për 38 komunat e Republikës së Kosovës, Rahoveci për gashtëmujorin e parë të këtij viti ka arritur nivelin më të lartë në përmbushjen e indikatorëve vlerësues me 83 pikë apo 94.32%.
Padyshim, se një nga qellimet e të qeverisë komunale është transparenca dhe llogaridhënia para qytetarëve, e cila ishte edhe zotim i yni kur morëm besimin nga ta. Rahoveci do të vazhdojë të mbetet edhe në të ardhmen komunë transparente, për këtë jam i bindur në punën dhe përkushtimin e ekipit tim dhe zyrtarëve komunal të cilët po kryejnë punë të mira e të dobishme në vazhdimësi për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, falëmnderon Institutin Demokratik të Kosovës dhe organizatat e tjera partnere për vlerësimin korrekt të punës në transparencën e Komunës sonë.