Komuna e Rahovecit shënon 18 vjetorin e Epopesë së UÇK-së (Foto)

Në 18 vjetorin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, përfaqësues të OVL-UÇK-së, familjarë të Dëshmorëve dhe qytetarë, kanë bërë sot homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh.

Homazhe dhe kurora me lule janë vënë tek varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Rahovecit, Shtatorja e Heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mollabazi-Mici, Pllaka përkujtimore, busti i heroit Mensur Zyberaj dhe Pllaka përkujtimore tek Teqja e Madhe .

Homazhe dhe kurora lulesh, janë vënë edhe nëpër varrezat dhe përmendoret e Dëshmorëve nëpër gjithë territorin e komunës së Rahovecit.
epope 1

epope 2

epope 3

epope 4

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.