Komuna e Rahovecit: Realizuam rekord në mbledhjen e të hyrave

Komuna e Rahovecit me anë të një postimi është lëvduar për grumbullimin e të hyrave rekord.

POSTIMI:

📊KOMUNA E RAHOVECIT NË KOHË REKORDE REALIZON PLANIN VJETOR TË TË HYRAVE 📈💰

Për një komunitet më të fuqishëm dhe zhvillim të qëndrueshëm, Komuna e Rahovecit ka realizuar Planin Vjetor të Inkasimit të të Hyrave Vetanake. 🌆🏦

Planifikimi i të hyrave për vitin 2023, ka qenë: 1,445,603.00 euro, totali i të hyrave deri më tani është: 1,449,782.46 euro.
Synimi i drejtorisë për Buxhet dhe Financa është që brenda këtij viti të arrihet shuma prej 2 milion eurosh.

Kjo tregon performancë të lartë në të gjitha fushat.

Komuna falënderon qytetarët të cilët kontribuuan në inkasimin e të hyrave, si: pagesa e tatimit në pronë, që përmban 60% të inkasimit të të hyrave, si dhe certifikatave dhe kerkesave të tjera, të cilat sigurojnë burime të nevojshme për shërbime publike dhe projekte të rëndësishme.

Me përmirësimin e procedurave të inkasimit, të pagesave online dhe me ndërgjegjësimin e qytetarëve, ne po ndërtojmë një sistem më efikas dhe të përshtatshëm për të gjithë. 💳📱

Rahovec #ZhvillimiKomunitetit #Bashkëpunim #ZhvillimLokal

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.