Komuna e Rahovecit pranon donacion prej 300 pakosh ushqimore, 200 nga bashkëvendasi Afrim Kasapi, 100 nga këngëtari Labinot Tahiri

Lufta ndaj pandemisë Covid 19 vazhdon edhe më tutje, por ajo bëhet më e lehtë kur ka njerëz të vullnetit të mirë, që u gjenden gjithmonë pranë atyre që kanë nevojë.

Kjo u pa edhe sot me pakot ushqimore që i ka pranuar si donacion Komuna e Rahovecit, shkruan Rahoveci24.

Fillimisht, ishte bashkëvendasi ynë, Afrim Kasapi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, që ka dhuruar 200 pako ushqimore dhe 200 thashë miell, që do të shpërndahen për familjet në nevojë, teksa më vonë ishte radha edhe për këngëtarin e mirënjohur, Labinot Tahiri, i cili nën patronatin e kreut të fondacionit “Labinot Tahiri” dhuroi 100 pako të tjera.

Për këtë donacion, u prononcua edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi, i cili përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook” falenderoi të dy kontributdhënësit, teksa shtoi se humanizmi që na ka karakterizuar gjithmonë, padyshim se do të jetë i pranishëm edhe tani, kur kemi nevojë.

EDHE 200 PAKO USHQIMORE DHE 200 THASË MIELL NGA Z. AFRIM KASAPIZ. AFRIM KASAPI nga Rahoveci i cili jeton dhe punon në…

Posted by Smajl Latifi on Thursday, April 9, 2020

FONDACIONI “LABINOT TAHIRI” DHURON 100 PAKO USHQIMORE- HIGJIENIKE PËR NEVOJTARËT Kam pritur sot në një takim Labinot…

Posted by Smajl Latifi on Thursday, April 9, 2020

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.