Komuna e Rahovecit pastron rrugën magjistrale Rahovec- Malishevë

Me të marrë informacionin për vështirësitë në qarkullimin në rrugën magjistrale që lidh Komunën e Rahovecit me Komunën e Malishevës, është intervenuar nga organet kompetente tek vendi i quajtur “Epopeja e UÇK-së”.

Tani, sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit, kjo rrugë është e qarkullueshme për të gjithë automjetet.

Të gjithë ngasësit e automjeteve, lutën që të kenë kujdes të shtuar në lëvizjet me automjetet e tyre.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.