Komuna e Rahovecit organizon panairin treditor me moton “100% Rahovec”

Për tri ditë radhazi, 28, 29, 30 dhjetor 2018, me moton “100% Rahovec” dhe nën dekorimin që vesh qytetin në muajin dhjetor, në hapësirat e qytetit, prej rrugës LAB-OIL deri te Bodrumi i Vjetër, do të mbahet panairi i produkteve vendore, i pari i këtij lloji në Komunën e Rahovecit, që është mbështetur nga kjo komunë, gjegjësisht Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm.

Qëllimi i këtij panairi është që të mbështesë prodhuesit vendor, si dhe të rrisë vetëdijesimin për konsumim sa më shumë të produkteve vendore.

640x74

Organizimi i këtij panairi është mjaftë i rëndësishëm për faktin se prezantohen vlerat dhe traditat e prodhimeve vendore, para qytetarëve duke ofruar informacione nga tendat e panairit.

Në këtë panair do të plasohen produkte tradicionale si nga, qumështi, perimkultura, pije tradicionale (vera e nxehtë), pasi që Rahoveci njihet si rajon bujqësor dhe kultivuese e rrushit, si dhe nuk do të mungojë edhe muzika.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.