Komuna e Rahovecit nënshkruan marrëveshje me Caritasin Zviceran

Sot, Komuna e Rahovecit dhe Caritasi Zviceran, Qeverisë së Lihtenshtainit, SDC dhe fondacioni Medicor kanë nënshkruar marrëveshje për realizimin e projektit “Edukimi Parashkollorë në Komunën e Rahovecit”.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga nënkryetari i Komunës së Rahovecit z. Xhemali Haxhimustafa, znj. Vjollca Vuçiterna drejtoreshë e DKA-së, z. Kreshnik Basha shef i zyrës së Caritasit Zviceran zyra në Prizren dhe z. Albert Bakalli përgjegjës i projektit.

640x74

Nënkryetari i Komunës së Rahovecit z. Xhemali Haxhimustafa, falënderoi zyrtarët e Caritasit Zviceran për pranimin e kërkesës së bërë nga ana e komunës përkatësisht nga drejtoresha e DKA-së, dhe falë kësaj kërkese ka ardhur edhe tek nënshkrimi i marrëveshjes. Me nënshkrimin e marrëveshjes, do të përfitojnë 7 klasë parashkollorë në 7 shkolla në Komunën e Rahovecit. Gjithashtu, nënkryetari Haxhimustafa, u shpreh i gatshëm, për vazhdimin e bashkëpunim edhe në projekte të tjera në mes të Komunës dhe Caritasit Zviceran.

Nga ana e tyre zyrtarët nga Caritasi Zvicëran, thanë se edhe në te kaluarën ka pasur bashkëpunim në mes të Komunës së Rahovecit dhe Caritasit Zviceran, për këtë arsye nuk do të kemi problem për zbatimin e projektit i cili ka të bëjë me “Edukimi Parashkollorë në Komunën e Rahovecit”.

Sipas marrëveshjes, shkollat të cilat janë përfitues të këtij projekti nga Caritasi Zviceran do të përfitojnë pajisje për klasat e parashkolloreve, trajnimin e mësimdhënëseve të klasave të parafillorëve , do të bëhet edhe monitorimi i projektit, mbështetje e Komunës së Rahovecit në zhvillimin e strategjisë së parashkollore. Realizmi i projektit dë të zgjatë për periudhën nga viti 2016-2017.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.